Një dibran i dehur sulmon policinë

Nga stacioni policor i Dibrës kanë ngritur padi penale kundër njëzet vjeçarit Sh. P. nga Dibra për kryerje të veprës penale parandalim të personit zyrtar për kryerjen e detyrave zyrtare.

Policia informoi se më 10 maj, në orën 3.45 në Dibër,  personi në fjalë, duke vozitur veturën e markës “Fiat” nën ndikimin e alkoolit, edhe krahas shenjës së policisë për ta ndalur veturën, ai ka vazhduar të vozisë më tutje.

Në afërsi të stadiumit të qytetit ai u ndal nga ana e policisë dhe pasi që ata ia kërkuan dokumentet, filloi të kundërshtojë dhe t’i ofendojë policët. Pastaj me dhunë doli nga vetura dhe i shtyu policët. Në momentin kur policia tentoi ta arrestojë, ai sulmoi fizikisht një nga policët./Portalb  

Lajme të ngjashme

Back to top button