Shqiptarët kryesojnë listat e parashikimeve të Eurovision 2018
Festivali europian i këngës, Eurovision 2018, pritet të jetë i veçantë këtë vit. 3 këngëtarë me origjinë shqiptare, edhe pse përfaqësojnë shtete të ndryshme, do të performojnë në skenën e Eurovision në datat 8, 10 dhe 12 maj në Lisbonë të Portugalisë, transmeton Revista Class.
‘Wiwibloggs’, blogu zyrtar i ‘Eurovision’, ka bërë publike se pretendenti i çmimit të madh, i cili kryeson në listë është shqiptari Ermal Meta dhe Fabrizio Moro me këngën ‘Non mi avete fatto niente’ (Nuk më keni bërë asgjë) të cilët përfaqësojnë Italinë.
Në vendin e dytë renditet Spanja, në vendin e tretë Franca dhe në vendin e katërt Shqipëria e përfaqësuar nga këngëtari Eugent Bushpepa me këngën ‘Mall’.