Vriten 15 militantë të Al-Kaedës

Forcat ushtarake të Jemenit thonë se kanë bërë përparim në sulmin e tyre, që ka për qëllim rimarrjen e qytetit Zinxhibar, që mbahet nga Al-Kaeda.

Zyrtarët ushtarakë të Jemenit thonë se kanë avancuar në dy fronte afër Zinxhibarit, duke vrarë afro 15 militantë.

Ky operacion tokësor u bë pas një vargu sulmesh ajrore me aeroplanë pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara, kundër militantëve të Al-Kaedës, në pjesën jugore të këtij vendi.

Thuhet se nga këto sulme janë vrarë të paktën 11 pjesëtarë të Al-Kaedës, në provincat Marib dhe Shabva.

Gjatë tre javëve të kaluara, nga sulmet të tilla të Shteteve të Bashkuara janë vrarë të paktën tre përfaqësues  të lartë të Al-Kaedës, në pjesën jugore të Jemenit. /bbc

Lajme të ngjashme

Back to top button