Çka ndodh në një minutë në internet

Numri i aparateve që përdorin internet sot është i barabartë me numrin e njerëzve, 7 miliardë.

Ndërsa nëse ndonjëherë keni pyetur se cfar ndodhë për një minutë në internet, ja përgjigjen.
Cdo minutë, njerëzit në gjithë botën në Google shkruajnë mbi 2 milion kërkime.

Në Youtube, cdo minutë vendoset 30 orë video material i ri, ndërsa videot e këtij servisi shikohen rreth 1,3 milionë herë mesatarisht.

Facebook në 60 sekonda ka 6 milionë shikime, ndërsa ky rrjet social në një minutë regjistron edhe 277.000 logime.

Tëitter në periudhën e njejtë është më e pasur me së paku 320 llogari të reja, dhe mbi 100.000 tuite.

Kur janë në pyetje e-mail porositë, në një minutë mesatarisht dërgohen 204 milion mesazhe.
135 kompjutorë mbesin të infektuar me virus, ndërsa ndodhin 20 vjedhje përmes internetit.

Pritet deri në vitin 2015 numri i aparateve që përdorin internet të dyfishohet, ndërsa atëherë neve do të na duhen 5 vite që të shikojmë gjithë video materialin që vendohet në internet për një minutë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button