Bajram Kosumi-Maqedonia vazhdon të investojë në një të kaluar e cila nuk ekziston

Ish Kryeministri i Kosovës, ka ligjëruar në temën: “Politika midis faktorëve real dhe fiktivë” në sallën e madhe të Komunës së Çairit.

Ai parimisht ka diskutuar për situatën e krijuar në vend, për ngjarjet e fundit si dhe theks të veçantë kishin protestat e kohëve të fundit në Maqedoni.

“Konfliktet fetare, i startoi Serbia me kishat mesjetare në bashkëpunim me Rusinë, ndërsa Maqedonia që vazhdon ta gënjejë vetveten bien pre e naivitetit që ka si shtet. Është turp që në shekullin e teknologjisë të përballemi me këto problematika dhe mua më vjen shumë keq për situatat e krijuara kohëve të fundit në Maqedoni, sepse procesi integrues dhe e ardhmja duhet të jetë nismë e çdo qytetari ballkanik”, tha Bajrami. 

“Ballkani, vazhdon të jetë në tenxheren e tranziocionit, ku qasja e demokracisë është e kombinuar me një artificitet të skajshëm mbarë kufitar, ku e kaluara vazhdon të jetë pjesë e së tashmes dhe e ardhmja mbetet në mesin e mbylljes së kapakut të kësaj tenxhere përvëluese”, u shpreh në ligjëratën e tij  Kosumi. 

Më tej ai tha se demokracia jonë është një demokraci e brishtë, ku tjetër njeri jashtë dyerve të grupeve parlamentare merret me ligjin dhe ky tjetër njeri vazhdon të sundon si një diktator i denjë ku demokracia e tij, turr një anarki të devotshme në politikën që partitë tona qofshin qeveritare apo opozitare, ballafaqohen sot e kësaj dite.

Sipas Kosumit, Shqipëria edhe pas 20 viteve shtet demokratik, vazhdon të përballet me pasojat e komunizmit apo diktaturës moderne, ndërsa Kosova vazhdon të jetë nje foshnje e cila sapo ka filluar të flasë e të ecë, ndërsa Maqedonia vazhdon të investojë në një të kaluar e cila nuk ekziston.

“Korrupsioni vazhdon të jetë prezent mjaft shumë në shtetet shqiptare por edhe në Maqedoni. Korrupsioni është model artificial dhe me korrupsion merren vetëm njerëzit artificial- jo real, sepse bëhet fjalë vetëm për një grup njerëzish që pasurohen shumë shpejt dhe vetëm ata qarkullojnë korrupsionin në shtet, duke futur në problem popullin, vetëqeverisjen dhe politikën”, theksoi Dr. Bajram Kosumi. 

Teza e fundit e ligjëratës së tij titullohej: “Politika mes pragmatizmit dhe artit”. Sipas Bajramit, “pragmatizmi është e vërtetë në qoftë se ajo funksionon në mënyrë të kënaqshme, që kuptimi i një propozimi duhet të gjendet në pasojat praktike të pranimit të saj, dhe se idetë jopraktike duhet të refuzohen. Duhet të bëjmë art në politikë që pragmatizmi të del në pah”, theksoi Dr. Bajrami. 

Në këtë ligjërate, morri pjesë edhe kryetari i Komunës së Çairit- z. Izet Mexhiti, i cili i dhuroi një filigran me figurën e Skënderbeut, për ta falënderuar për ligjëratën.

Lajme të ngjashme

Back to top button