Barroso: Greqia të del nga eurozona nëse nuk kursen

Kryetari i Komisionit Evropian Joze Manuel Barroso doli me një këshillë paralajmëruese drejtuar Greqisë se duhet ta braktisë eurozonën nëse nuk i respekton masat e rrepta për kursim për të cilat u zotua.

“E respektoj demokracinë greke, si dhe Parlamentin grek, por po ashtu i respektoj edhe 16 parlamentet tjera”, tha kryetari Barroso në intevistën për kanalin televiziv Skaj tg24, transmeton agjencia franceze e lajmeve AFP.

Nëse këto marrëveshje nuk respektohen, kjo do të thotë se nuk ekzistojnë kushte për të vazhduar me ndonjë vend i cili nuk respekton marrëveshjen”. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button