U rrëzua helikopteri me ministrin meksikan, disa të vdekur

Helikopteri me të cilin ministri meksikan i Punëve të Brendshme Alfonso Navarete udhëtonte për në vendin e tërmetit të mbrëmshëm në Meksikë, u rrëzua gjatë aterimit, me ç’rast kanë humbur jetën disa njerëz, kumtoi presidenti Enrike Penja Nieto. Presidenti bëri të ditur se ministri nuk është lënduar.

Navarete ka udhëtuar së bashku me guvernatorin e shtetit Oahaka Alehandro Murat dhe disa përfaqësues qeveritarë drejt qytetit Pinotepa de San Luis, në zonën e cila orë më parë ishte e goditur nga tërmeti me një intensitet prej 7,2 ballë.

“Ministri Navare dhe guvernatori Alehandri Murat, si dhe ekuipazhi, janë lënduar. Për fat tëkeq, disa njerëz kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë lënduar”, ka shkruar në Tuiter presidenti  Nieto dhe u shfaqi ngushëllim familjeve të viktimave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button