Dështon një sulm vetëvrasës në Siri

Forcat siriane kanë shkatërruar një makinë bombë vetëvrasëse në qytetin verior të Alepos, raporton Televizioni shtetëror sirian.

Sipas tij forcat e sigurisë vranë sulmuesin e dyshuar, i cili kishte 1 mijë e 200 kilogramë eksploziv në makinë.

Nuk ka asnjë konfirmim të pavarur të raportit të televizionit shtetëror.

Ndërkohë kryengritësit opozitarë bënë thirrje për një hetim ndërkombëtar të shpërthimeve të dyfishta me bomba në Damask, që të enjten vranë të paktën 55 vetë dhe plagosën 370.

Në një deklaratë, Ushtria e Lirë Siriane i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dërgojë hetues për të përcaktuar se kush i kreu shpërthimet. /cnn

Lajme të ngjashme

Back to top button