Samsungu me orë që mat tensionin e gjakut
Shumë orë të mençura mund të masin të rrahurat e zemrës, por pak prej tyre e masin edhe tensionin e gjakut.
Kjo për shkak se për këtë proces kërkohen pajisje të veçanta.
Një patentë e re ka treguar se Samsungu ka gjetur mënyrën për matjen e tensionit të gjakut përmes një sensori të ngjashëm me atë që mat të rrahurat e zemrës, transmeton Koha.net.
Në patentë shihet një orë e mençur e quajtur Samsung Gear X.