Breivik goditet me këpucë

Një i afërm i një nga viktimat e vrara nga ana e norvegjezit Anders Behring Breivik vitin e kaluar goditi atë me këpucë gjatë gjykimit i cili u zhvillua sot në Oslo, duke e ndërprerë kështu gjykimin.

“Ti vrave vëllain tim, shko në ferr!” bërtiti i afërmi i viktimës derisa po e godiste atë me këpucën e tij. Këpuca nuk e ka qëlluar Breivikun, por avokatin e tij.

Breivik e ka pranuar vrasjen e disa personave në Oslo gjatë korrikut të vitit të kaluar. Hedhja e këpucës solli duartrokitje nga ana e publikut i cili merrte pjesë në gjykim./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button