Pens: Bisedimet me Korenë e Veriut nuk do të thotë edhe negociata

SHBA-ja është e hapur për bisedime me Korenë e Veriut me qëllim që të tregohet politika amerikane lidhur me programin bërthamor të Phenianit, deklaroi nënpresidenti amerikan Majk Pens.

Ai në intervistën për portalin “Aksios” potencoi se bisedimet e tilla nuk janë të njëjta si negociatat.

“SHBA-ja do të vazhdojë ta intensifikojë presionin diplomatik dhe ekonomik mbi Korenë e Veriut për shkal të ambicieve të saj bërthamore”, theksoi Pens.

Ai shtoi se sanksionet nuk do të pezullohen derisa Koreja e Veriut nuk heq dorë nga programi i saj bërthamor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button