Drejtoria për ruajtjen e të dhënave personale: kini kujdes se çfarë postoni në Facebook

Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale paralajmëron opinionin e gjërë për  pasojat ligjore që mund të ballafaqohen gjatë postimeve në rrjetet sociale. 

Kjo drejtori ka paralajmëruar personat që ftojnë në organizimin e një  kundër-protestë, ndaj asaj që organizohet sot,  që të shfrytëzojnë në mënyrë korrekte dhe sipas qëllimit të paraparë rrjetet sociale, dhe të mos keqpërdorin ato si mjete për organizimin e protestave të ndryshme që thirrin në dhunë dhe prishje të rendit publik dhe shtetëror, si dhe si mjet për thirrje në urrejtje fetare, kombëtare dhe racore.

Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale thotë se kjo paraqet bazë për veprim të saj, kundër këtyre personave në institucionet përkatëse të përndjekjes së kryerësve të veprave penale.

‘Drejtoria si institucion përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatitetit  të qytetarëve, por edhe për veprim kundër keqpërdoruesve të internetit në rrjetet sociale është duke ndërmarrë masa dhe veprime për fshirjen e profileve të personave dhe grupeve e rrejshme, gjatë së cilave duke zbuluar adresat dhe të dhëna  që ndërlidhen  me pronarët ose krijuesit e tyre, është punë ndaj të cilës neve si institucion përgjigjemi pozitivisht, në bazë të një kërkese nga autoritete të ndryshme, siç janë organet shtetërore ’, thuhet në njoftimin me shkrim të Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale.

Zbulimi dhe sanksionimi i krijuesve, përkatësisht administratorëve të këtyre profileve dhe grupeve, nënkupton ngritjen e padive penale dhe atyre kundërvajtëse, sepse me këto veprime dëmtohet privatiteti dhe keqpërdoren të dhënat personale të subjekteve, zakonisht përmes shfrytëzimit të profileve të huaja, përkatësisht të grupeve në rrjetin social facebook./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button