Stavrevski ndan vendimet e para për projektin “Blej shtëpi, blej banesë”

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavrevski sot do t’i ndajë vendimet për kreditë e aprovuara për subvencione në kuadër të projektit “Blej shtëpi, blej banesë”.

Me këtë project, qytetarëve u mundësohet që me ndihmë të shtetit përmes subvencioneve të vijnë deri te banesa.

Projekti ka dy modele për të ndihmuar qytetarët, “këstin gjysmë-gjysmë”, me të cilën shteti në pesë vitet e para paguan gjysmën e pjesëmarrjes për blerjen e banesës.
Në projektin janë përfshirë edhe më shumë banka, të cilat qytetarëve u ofrojnë mundësi që të marrin kredi përmes këtij projekti. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button