Thaçi kërkon nga shqiptarët të mos dalin në protesta nesër

Në konferencën e Forumit të të rinjve të PDSH-së, që u mbajt sonte në sallën sportive në shkollën e mesme të medicinës në Tetovë, lideri i partisë Menduh Thaçi u drejtua me lutje shqiptarëve që të mos dalin në protestat e paralajmëruara. 

“Do t’ju lutem sot shqiptarëve që të mos u bashkëngjiten protestave të nesërme sepse nuk i dimë organizatorët. Nuk guxojmë të hymë në aventura, nuk guxojmë t’i ndërlidhim gjërat nga aspekti etnik dhe religjioz. Ne asnjëherë nuk kemi pasur probleme religjioze, kurse etnike po”, deklaroi Thaçi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button