Shilegov për “Dokumento”: Mes dy qeverive ekziston disponim për zgjidhjen e problemit

Më mirë është t’i zgjidhish problemet sesa t’i injorosh, thotë kryetari i Qytetit të Shkupit për gazetën greke “Dokumento”. Petre Shilegov, thotë se ai , por edhe kryeministri Zoran Zaev dëshirojnë t’i zgjidhin e jo të krijojnë probleme.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, në intervistën me titull “Aleksandri i Madh nuk ka qenë asnjëherë pjesë e historisë sonë të rregullt”, Petre Shilegov flet për problemin që Greqia e ka me emrin tonë kushtetues, për ndryshimet e bëra në Kushtetutë, për Aleksandrin e Madh, por edhe për bashkëpunimin mes dy qyteteve.

Në pyetjen për ndryshimet eventuale kushtetuese që Greqia i kërkon nga ne, kryetari i Shkupit sqaron se ekziston nen në Kushtetutë, sipas të cilës Maqedonia nuk ka pretendime territoriale nga vendet fqinje.

“Për çështjen konkrete e kemi ndryshuar kushtetutën tonë në vitin 1992. Në Kushtetutën tonë nuk ekziston nen që mbështet një gjë të tillë për asnjë vend. Megjithatë, ekziston nen në kushtetutën që thotë se nuk kemi pretendime territoriale ndaj vendeve fqinje. Për këtë kjo nuk duhet të jetë kërcënim për askënd në Greqi”, thotë Shilegov.

Ai refuzon t’i komentojë pozicionet e Maqedonisë në bisedimet për emrin, sepse thotë se çfarëdo qoftë deklaratë politike mund t’i shkaktojë dëm procesit.

I pyetur për atë nëse dakordohet me deklaratën e ish-presidentit Kiro Gligorov se jemi sllovenë që kanë ardhur pas Aleksandrit të Madh, Shilegov thotë se preferon që Aleksandrin e Madh ta shohë si lider që e ka civilizuar botën.

“Aleksandri i Madh nuk ka qenë kurrë pjesë e historisë sonë të rregullt. Ka qenë i kyçur në historinë tonë në dhjetë vitet e fundit. Në thelb, kur flet për lloj të këtillë të përkatësisë etnike, shteteve dhe popujve, kjo i përket 300 viteve të fundit, ndërsa Aleksandri i Madh ka jetuar para 2.300 viteve. Unë preferoj që Aleksandrin e Madh ta shohë si lider që e ka civilizuar gjithë botën”, sqaron kryetari i Qytetit të Shkupit në intervistën për “Dokumento”.

Shilegov thotë se komunikimi është ura më e mirë e miqësisë mes popujve, sepse shumë stereotipe zhduken kur njerëzit njihen edhe “kështu kuptojmë se i kemi problemet e njëjta dhe i ndajmë vlerat e njëjta”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button