Nikollovski: Shfrytëzimi i IPARD programeve një nga prioritetet kryesore të MBPEU

 Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, sot në Ohër mori pjesë në punëtorinë për implementimin e IPARD programeve, në të cilën morën pjesë njerëz nga Drejtoria e përgjithshme për bujqësi dhe zhvillim rural të BE-së (DG Agri) dhe nga Grupi i vazhdueshëm i punës për zhvillim rajonal rural – SWG, si dhe drejtorë dhe përfaqësues të Agjencive pagesore nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Turqia, Mali i Zi dhe Serbia.

Kjo punëtori mbahet në periudhën kur të gjitha propozimet dhe vërejtjet janë të mirëseardhura për realizim më të mirë të IPARD programeve. Punëtoria është në organizim të Drejtorisë së përgjithshme për bujqësi dhe zhvillim rural të Bashkimit Evropian dhe Grupit të vazhdueshëm të punës për zhvillim rural rajonal  – SWG.

Përfaqësuesit nga Agjencia pagesore nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Turqia, Mali i Zi dhe Serbia në punëtori i prezantuan përvojat e tyre në shfrytëzimin e fondeve evropiane, problemet me të cilat përballen, por edhe kanë dhënë propozime  për shfrytëzim më efikas të IPARD programeve, kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave.

Ministri Nikollovski i theksoi përvojat e RM-së në shfrytëzimin e fondeve evropiane, duke potencuar se janë bërë analiza, janë detektuar dobësitë dhe tani më adresohen për zgjidhje me qëllim që të mos përsëriten të njëjtat gabime edhe në shfrytëzimin e IPARD programeve.

Në thirrjen e parë publike nga IPARD programi 2014-2020 i cili u realizua vjet, sipas ministrit Nikollovski ka numër të madh rekord të kërkesave të marra për bashkëfinancim nga IPARD.

Programi IPARD 2007-2013 ose i a.q. IPARD 1, përfundoi, pagesat e fundit ndaj shfrytëzuesve të fundit janë realizuar dhe sipas të dhënave janë përbërë 3.069 kërkesa për shfrytëzimin e IPARD mjeteve, ndërsa janë paguar 1.052 kërkesa, në vlerë prej 16 milionë eurove.

Ministri Nikollovski potencoi se Qeveria në vazhdimësi do të ndërmarrë masa të cilat do ta ndihmojnë procesin e shfrytëzimit më të madh.

Siç theksohet në kumtesë, Nikollovski, sot ka pasur edhe takim pune me njerëzit e parë të Drejtorisë së përgjithshme për bujqësi dhe zhvillim rural të BE-së (DG Agri), në të cilin u bisedua për statusin dhe dinamikën e aplikacioneve të marra në thirrjen e fundit për IPARD.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button