Takimi Shilegov – Kaminis: të vazhdojnë negociatat për emrin, qytetarët kanë nevojë për jetë normale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov me vizitën e djeshme në kryeqendrën greke dhe takimin me prefektin e Athinës, Jorgos Kaminis, u kyç në orvatjet për ndërtimin e besimit mes qytetarëve të dy vendeve dhe përmirësimin e klimës mes dy shoqërive.

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit, thanë se fillimi i bashkëpunimit është në periudhën kur janë në rrjedhë negociatat mes qeverive të të dy vendeve. Prandaj edhe porosinë ua bënë qytetarëve, por edhe qeverive të të dy vendeve, të vazhdojnë me negociata dhe t’i zgjidhin problemet që qytetarët e Shkupit dhe të Athinës të kenë komunikim normal.

“Si kryetar i ri i qytetit vendosa ta hapë qytetin, tashmë u takova me disa prefektë nga rajoni dhe do të punoj në atë sepse besoj fuqimisht se kryetarët e kryeqyteteve gjithashtu  janë lajmëtarët kryesorë, ndër lajmëtarët kryesorë të vendit. Nëse ke bashkëpunim të mirë mes kryeqyteteve, atëherë lehtë do të kesh bashkëpunim më të mirë mes qeverive”, tha Shilegov.

Kolegu i tij grek, porositi se qeveritë në Athinë dhe në Shkup duhet të përqëndrohen në atë që i lidhë të dy shtetet dhe të dy shoqëritë, e jo në atë që i ndanë.

“Ne, kryetarët e dy kryeqyteteve  dakordohemi me nevojën për arritje të një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme, duke i ditur përparësitë që vijnë prej saj. Duhet të kontribuojmë me vendosshmëri, në mënyrë konstruktive, në pajtim me rolin që e kemi, drejt kësaj kahjeje, duke i afruar qytetet dhe qytetarët. Në çdo rast nuk jemi ne ata të cilët negociojmë, nuk jemi ata që jemi thirrur t’i zgjidhim problemet që i ndajnë vendet. presim nga qeveritë tona të punojnë në mënyrë përgjegjëse nacionale të jenë pragmatikë të tregojnë vullnet real politik për kompromis. Të koncentrohen në të ardhmen dhe na atë që i bashkon të dy vendet, e jo në atë që na ndanë”, tha prefekti i Athinës.

Shilegov - Kaminis
Shilegov – Kaminis

Nga Athina, që të dy paralajmëruan se Kaminis do të realizojë vizitë kthimi në Shkup dhe do të nënshkruhet memorandum  bashkëpunimi në shumë fusha. Veçmë javën e ardhshme, një grup punues nga Bashkia e Athinës, do të jetë në Shkup në kuadër të programit evropian, në të cilën marrin pjesë dy qytetet.

Kryetari i Shkupit në intervistën e publikuar në botimin e djeshëm të gazetës grek “Etnos”, para takimit me kolegun grek Kaminis, porositi se ardhmëria e Shkupit është në shoqërinë evropiane. Sqaron se kryetarët e komunave drejtpërdrejtë nuk marrin pjesë në negociatat midis dy vendeve, por thotë se është mirë të potencohet se “madje edhe në momentet kyçe, dy qytetet kanë fuqi t’ju japin një vijim mjaft ndryshe punëve, në frymën e bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit rajonal”.

Në intervistë, e titulluar “Planet e Gruevskit na kthyen prapa” theks është vendosur në projektin “Shkup 2014”, për të cilin, Shilegov thotë se Gruevski e ka shfrytëzuar për t’i suspenduar të drejtat demokratike dhe të njeriut, por edhe për ta kthyer vëmendjen e popullit nga problemet e duhura të shtetit dhe qytetarëve.

Shilegov në intervistë, sqaron se tani më është formuar komisioni që do të japë mendim në lidhje me largimin eventual të disa monumenteve, sepse thotë se bëhet fjalë për një çështje të ndjeshme, për të cilën nuk mund të vendosë vetë, sepse nëse vendos vetë “nuk do të jetë asgjë ndryshe se ata që e kanë krijuar projektin në mënyrë veçanërisht jotransparente dhe të paligjshme”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button