Raundi shtatë i konsultimeve midis MPJ të të Maqedonisë dhe Greqisë – pjesë e masave për ndërtim të besimit

Delegacione të ministrive të punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe të Greqisë sot në Shkup e mbajtën raundin e shtatë të negociatave lidhur me Masat për ndërtim të besimit.

Siç kumtuan nga MPJ, takimi ka përfaqësuar vazhdim të dialogut miqësor dhe konstruktiv për fusha të ndryshme me interes të përbashkët, në mbështetje të përpjekjeve të qeverive në krijimin e klimës politike pozitive në marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve.

Kontribut të tyrin në diskutim, theksohet, kanë dhënë edhe ekspertë nga institucione kombëtare përlatëse.

Fushat e harmonizuara të bashkëpunimit përfshijnë projekte për ndërlidhje, bashkëpunim policor, programe evropiane, kulturë, arsim, mbrojtje civile, administratë publike, shëndetësi, bashkëpunim midis akademive diplomatike, si dhe realizim të nismave të biznesit. Bashkëpunimi ishte inicuar edhe në fushën e sizmologjisë, ndërsa ishte parafruar edhe Memorandum mirëkuptimi për  bashkëpunim në fushën e mbrojtjes civile”, qëndron në kumtesë.

Takimi i ardhshëm do të mbahet në Athinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button