Nëse bisedimet me Greqinë arrijnë fazë kritike, do të ketë dhe ndërhyrje “tjera”

Pala e Maqedonisë thotë se negociuesit Adamantios Vasilakis dhe Vasko Naumovski nuk do të jetë në kyçur në bisedimet për kontestin rreth emrit, por se në vend të tyre me ndërmjetësuesin Methju Nimic, mund të jenë shefat e diplomacisë së të dyjave vendeve, Nikos Koxias dhe Nikolla Dimitrov, por deri më tani, burimet nga Qeveria thonë se “mendohet, që ekziston mundësi, eventualisht, nëse ka nevojë të kyçet edhe ndonjë funksionarë i lartë që ta lehtësojë procesin në fund, njofton Portalb.mk.

Megjithatë, burimet thonë se angazhimi i tij do të ishte “vetëm nëse qëndrimet vijnë deri në pikë kritike” ose “ngecin” për ndonjë detal që duhet të tejkalohet me çdo kusht që të arrihet marrëveshje.

Burimet thonë që të dyja palët nuk bisedojnë për emra të mundshëm të politikanëve të jashtë ose diplomatë, por se, siç thonë ata, gjithnjë e më shumë personalitete “me emra dhe mbiemra” dhe institucione të cilët me vetiniciativë ofrohen që të ndihmojnë që ta rrumbullakojmë procesin.

Përndryshe, rëndësia e zgjidhjes së kontestit me emrin ndërlidhet me faktin se ajo determinon perpektivën euro-atlantike të Maqedonisë. Dje zëvendëkryeminstri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani gjatë prezantimit të Strategjisë për zgjerim të Komisionit Evropian tha se: “Se askush nuk duhet ta mendojë se mund të anëtarësohemi në NATO dhe BE pa zgjidhjen e çështjes së emrit”.

Ndërkaq, pas miratimit të Strategjisë, eurokomisari për zgjerim Johanes Han tha se kontesti për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë mund të zgjidhet në një të ardhme të afërt me lidership dhe aftësi për udhëheqje të shtetit në të dy vendet.

“Ky është kontest i  cili zgjat shumë vite. Ekzistojnë ndjenja të caktuara, posaçërisht në Greqi, por e di se qeveria aktuale greke është e përkushtuar që ta zgjidhë këtë problem, të gjejë zgjidhje me fqinjin e saj. Jam i bindur se kjo mund të arrihet në një të ardhme të afërt”, tha Han.

E ndërsa në të njëjtën vijë është edhe amabasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar i cili tha se BE nuk pranon shtete që kanë problem me fqinjët.

“Siç e dini se marrëdhëniet e mira ndërfqinjësorë janë ndër principet themelore të Bashkimit Evropian  dhe ka të bëjë me të gjitha shtetet. Të gjitha problemet që kanë të bëjnë me fqinjët, si kufijtë apo çështja e emrit duhet të zgjidhet para se të bëhemi pjesë e BE-s, pasi që BE-ja nuk pranon shtete që kanë çështje të hapura. Riaktivizimi i bisedimeve Maqedoni – Greqi, është një hap i mirë, ne nuk jemi pjesë negociuese, nuk kam hollësi dhe nuk mund të marrim pozitë në lidhje me këtë. Negociatat janë duke u zhvilluar dhe duhet të vazhdojnë në atë drejtim që të ketë zgjidhje”, tha Zhbogar.

Megjithatë, përskaj optimizmit të palës maqedonase dhe greke për zgjidhjen e çështjes së emrit, përfaqësuesi i Maqedonisë në grupin negociator për çështjen e emrit, Vasko Naumovski pas rrethit të fundit të bisedimeve në Nju Jork deklaroi se propozimet e dala nga ndërmjetësi i OKB-së, Methju Nimic janë larg dinjitetit të Maqedonisë.

“Nga ndërmjetësuesi na u prezantuan disa ide për të cilat vlerësoj se dalin në kuadër të kësaj kornize dhe se janë larg zgjidhjes dinjitoze, por, sërish, këto propozime do t’ju prezantohen faktorit politik dhe shtetëror dhe të njëjtët do të marrin qëndrim në lidhje me këtë çështje”, tha Naumovski.

Ky qëndrim i Naumovskit u kritikua nga të gjithë krerët shtetëror dhe politik në Maqedoni dhe të njëjtin e quajtën si qëndrim personal dhe jo të shtetit të Maqedonisë.

Nga pavarësimi në Maqedoni dhe rreth Maqedonisë bisedimet i kanë lehtësuar personalitete të shquara nga tipi i Lorens Iglberger (i njohur si “Lorenc nga Maqedonia”) Rçard Hollbruk, Sajrus Vens, Lordot Karington, Xhorxh Robertson, Robert Badinter dhe Han Va nder Shtul.

Intensifikohen negociatat, Dimitrov dhe Koxias javën e ardhshme në takim me Nimicin

[owl-carousel category=”Uncategorized” singleItem=”true” autoPlay=”true”]

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button