Raund i ri i bisedimeve mes Maqedonisë dhe Greqisë në nivel të MPJ

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë dhe e Greqisë sot në Shkup do ta realizojnë takimin e shtatë, si pjesë e Masave të ndërtimit të besimit mes dy vendeve.

Siç paralajmëroi MPJ e Maqedonisë, pritet në dy delegacionet të marrin pjesë edhe përfaqësues të më shumë institucioneve resore.

Takimi i fundit mes shefave të diplomacive të të dyja vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias u mbajt më 11 janar në Selanik. Atëherë, MPJ e Maqedonisë dhe e Greqisë deklaruan, se kanë pasur bisedë të mirë me fokus në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin në kontekstin më të gjerë, lidhur me masat vijuese për ndërtimin e besimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button