I dyshuar për kidnapim në listën e 10 kriminelëve më të kërkuar

Qytetar nga Mississippi i dyshuar për kidnapimin e një nëne nga Tennessee dhe tre vajzave të saj, më pas për vrasjen e dy prej tyre, është shtuar sot në listën e 10 “Most wanted” nga FBI.

Njoftimi u lëshua sot, përderisa zgjat gjuetia intensive pas 35 vjecarit Adam Mayes dhe dy vajzave që për të cilat ai është i akuzuar për rrëmbim. 

Vajzat janë 12 vjecarja Alexandria Bain dhe 8 vjecarja Kyliyah Bain.

Autoritetet federal lutën për ndihmën e opinionit për gjetjen e dy motrave. 

Ndërkohë, trupat e dy të vrarëve janë gjetur javën e kaluar në afërsi të Goëntoën, ku kishte jetuar Mayes. Sot (e mërkurë) ai dhe gruaja e tij janë akuzuar për vrasje. /Portalb/Associated press

Lajme të ngjashme

Back to top button