Zaev tregon se cila ofertë do ta prishte “pazarin” për çështjen e emrit

“Zgjidhja e emrit patjetër ta garantojë identitetin dhe dinjitetin e të dy palëve. Do të bëjmë gjithçka që të gjejmë zgjidhje në këtë problem të hidhur 25 vjeçar, por jo me çdo kusht”, kështu deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske në konferencë për shtyp në Qeveri, njofton Portalb.mk.

“Qëndrimi i Qeverisë është që është e pranueshme referenca gjeografike. Atë e bazoj në debatin e brendshëm që e kemi në Maqedoni. Dinjiteti dhe identiteti janë të rëndësishëm, unë jam i sigurt që Maqedonia mundet me konsensus për këtë çështje të gjejë zgjidhje në interes të ardhmërisë”, thotë Zaev.

Në pyetjen nëse zgjidhja do të kyç edhe ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë, kryeministri tha se ato janë qëndrime të grekëve, por se ne në Maqedoni kemi tjera kushte dhe qëndrime.

“Maqedonia e ka ndërruar një herë Kushtetutën në vitin 1993 dhe ai është hap i madh. Për momentin gjithçka që po bëjmë është që të tregojmë se Maqedonia nuk ka kurrfarë aspirata apo motive irredentiste. Shumë është e rëndësishme që të kemi sukses, më vjen mirë që kemi marrëdhënie miqësore. Gjithsesi ekzistojnë struktura radikale edhe këtu edhe në Greqi, por duhet që të bëjmë gjithçka që të gjendet zgjidhja”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button