Shërbimet komunale në Moskës do të pastrojnë 72 milionë metra kub borë

Shërbimet komunale në Moskë do të duhet të pastrojnë 72 milionë metra kub pas reshjeve më të rrëmbyeshme të borës në këtë shekull në kryeqytetin rus, deklaroi zëvendësprefekti, Pjotër Birjukov.

“Pothuajse 72 milionë metra kub dëborë, që kanë rënë ditëve të fundit, duhet të pastrohet. Dje pastruam 1,2 milionë metra kub, ndërsa sot do të vazhdojmë. Rreth 16 milionë metra kub dëborë është hequr këtë dimër”, saktësoi Birjukov.

Përndryshe, nata e kaluar në Moskë ishte më e ftohta nga fillimi i dimrit. Zhiva e termometrit në kryeqytetin e Rusisë ka zbritur deri në 16,2 gradë nën zero, njoftoi Shërbimi meteorologjik kombëtar.

Sinoptikët edhe për sot paralajmërojnë borë, mot me vranësira dhe temperaturë prej minus 10 gradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button