Osmani: Këtë vit të zgjidhet kontesti për emrin, viti tjetër i pasigurt

Zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani vlerëson se viti 2018 është viti kur duhet të zgjidhet kontesti me Greqinë për emrin, se vitin tjetër ndodhin rrethana të reja, rezultati i së cilave nuk mund të parashihet.

“Katrorët janë vendosur, duhet gjetur zgjidhje dhe kjo të materializohet në hapa konkretë. Në vitin 2019 katrorët zhvendosen. Arsyet janë të qarta. Në vitin 2019 e mbarë Evropa është në zgjedhje për Parlamentin Evropian, Greqia ka zgjedhje edhe Maqedonia gjithashtu dhe vështirë do të jetë edhe brenda shteteve të gjejmë mundësi për zgjidhje. Prandaj them se viti 2018 është jorelativ”, theksoi Osmani në intervistën për emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal 5.

Shton se nëse këtë vit nuk gjendet zgjidhje, hyhet në një periudhë të paparashikueshme, e ngjashme me atë pas Samitit në Bukuresht.

“Si politikanë të përgjegjshëm nuk guxojmë një shtet të vogël, fragjil ta lëmë vetëm në një periudhë të paparashikueshme”, deklaroi Osmani.

Zëvendëskryeministri Osmani pret që opozita të kthehet në Kuvend dhe të sigurohet konsensusi i nevojshëm për ligjet reformuese.

Lidhur me Ligjin për gjuhët dhe numrin e madh të amendamenteve të dorëzuara nga opozita Osmani pret se ajo do të mbushet në mend dhe se do t’i tërheq.

BDI mbetet me qëndrimin se ka nevojë për kandidat konsensual për zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm, pasi që, siç tha Osmani presidenti është faktor koheziv i shoqërisë dhe duhet ta reflektojë vullnetin të paktën të të dyja bashkësive etnike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button