Darka luksoze në Hajvali, sqarohet Behxhet Pacolli (VIDEO)

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli mblodhi kabinetin qeveritar dhe liderët tjerë shtetëror në vilën e tij në Hajvali, në një darkë që u tha se ishte jozyrtare.

Njëri nga pjesëmarrësit kryesor në mbledhinë e pazakontë, tha se me këtë rast u fol për punë të mëdha të shtetit, por jo se pati vendime.

Se nuk pati vendime, e tha edhe vetë nikoqiri.  Sipas Pacollit, pati edhe një arsye tjetër, të fortë pse u organizua kjo darkë, njofton Klan Kosova.

Por shumëkush, e kritikoi këtë darkë, duke thënë se ky luks që e bëjnë pushtetarët bie ndesh me standardin e popullatës.

Në këtë darkë të pranishëm ishin disa ministra, kryeministri Ramush Haradinaj, presidenti Hashim Thaçi dhe kryekuvendari Kadri Veseli, por mungonte Fatmir Limaj me disa nga ministrat e tij nga Nisma Socialdemokrate.

E vetme në këtë takim nga gjinia e kundërt ishte Albena Reshitaj, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button