Anketë: Emri dhe çështjet e identitetit ndikojnë në perceptimin për anëtarësimin në BE

Emri dhe çështjet e identitetit fuqishëm ndikojnë në perceptimin e qytetarëve për anëtarësimin në BE, tregon anketa debatuese për përfitimet dhe sfidat nga anëtarësimi i Maqedonisë në BE e zbatuar nga Instituti për Politikë Evropiane.

Anketa është zbatuar prej datës 1 deri më 7 nëntor të vitit 2017, kur janë anketuar 1.200 persona, si dhe më datën 18 dhe 19 nëntor kur janë anketuar 150 pas një ngjarjeje debatuese të organizuar për anëtarësimin në BE, emrin dhe identitetin.

Para debatit, 30 për qind e kundërshtuan plotësisht integrimin në BE për shkak druajtjes nga ndryshimi i identitetit kombëtar ndërkaq pas debatit kjo shifër u ulet në 19,6 për qind. Rezultatet nga anketa tregojnë se para debatit, 28 për qind nga të anketuarit fuqishëm e mbështesin ndryshimin e emrit kushtetues nëse emri Maqedoni dhe gjuha maqedonase janë të garantuara, ndërsa pas debatit mbështetja është rritur në 40,9 për qind.

Qëndrimi kundër ndryshimit të emrit kushtetues për anëtarësimin në BE mbetet, shënon ndryshim të vogël, kështu që përpara debatit kundër ndryshimit të emrit kushtetues janë 31,4 përqind, ndërsa pas debatit 32,9 për qind.

Aleksandar Jovanovski nga IPE, në prezantimin e sotëm të rezultateve, tha se anketa debatuese i tregon preferencat dhe mendimet  e qytetarëve para dhe pas njohjes më të hollësishme me temën.

Pas anketës debatuese, 63,7 përqind e të anketuarve plotësisht e mbështesin anëtarësimin në BE, kundrejt 52,2 përqind përpara debatit. Është interesante që pas debatit, 5,3 për qind e të anketuarve kanë thënë se Maqedonia plotësisht i përmbush kriteret demokratike për t’u inkuadruar në BE, kundrejt 11,5 për qind përpara debatit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button