Kompozitori grek, Teodoris kërkoi referendum për emrin dhe i dërgoi kritika Qeverisë greke

Kompozitori grek Mikis Teodoraskis i pari mbajti fjalim në protestën e madhe në Athinë, e thirrur kundër përdorimit të termit “Maqedonia” në emrin e shtetit tonë. Kompozitori i famshëm i dërgoi kritika të ashpra qeverisë greke, por edhe vendit tonë. Përveç se tha se Maqedonia është greke, ai kërkoi edhe referendum, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.

“Nëse një qeveri greke mendon që ta lë nënshkrimin në vendin për emër të përbërë, nuk ka zgjidhje tjetër përveç se ta pyes popullin grek. U bëj thirrje deputetëve, të cilët kanë të drejtë të kërkojnë referendum”, tha Teodorakis.

Theksoi se ai dhe qytetarët grekë nuk pranojnë të jenë vëzhgues pasiv në periudhën kur vendi ndodhet në një moment kaq kritik.

Lidhur me çështjen për emrin e përmendi vendimin e vitit 1992 të këshillit të liderëve të partive politike, nën patronazhin e presidentit të atëhershëm, kur u vendos termi “Maqedoni” të mos përfshihet në emër.

“Çdo anashkalim i kësaj pozite do të kishte rezultate katastrofale për vendin”, tha Teodorakis.

Policia greke: 140 000 qytetarë marrin pjesë në protestë

Nga Policia greke përmes kumtesës, nga Athina, theksojnë se në qendrën e Athinës, marrin pjesë 140 mijë qytetarë, ndërsa nga e mbarë Greqia kanë ardhur me 183 autobusë, njofton korrespondenti i MIA-s.

“Prej orës 12 po mbahet tubim me pjesëmarrjen e rreth 140 mijë qytetarëve në sheshin Sintagma, në hapësirë prej rreth 50 mijë metra katror”, kumtojnë nga policia greke.

Anarkistët organizuan kundërprotestë

Paralelisht me protestën në Sintagma në distancë prej rreth 800 metrash, organizatat anarkiste dhe antifashiste mbajtën kundërprotestë.

Policia me blloqe të autobusëve policorë, e ndau hapësirën që të shmanget takimi i të dyja grupeve dhe që të shmangen incidente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button