Erdogan për herë të parë për vizitë në Vatikan

Presidenti turk Rexhep, Taip Erdogan me ftesë të kreut të Kishës Katolike të Romës, papa Françeskut sot do të udhëtojë për vizitë zyrtare dyditore në Vatikan.

Zyra për marrëdhënie me publikun e presidentit turk kumtoi se Erdogani dhe Papa do të takohen në Vatikan dhe do të diskutojnë për çështje dypalëshe dhe rajonale. Në kumtesë thuhet se presidenti turk do të takohet me sekretarin shtetëror të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, transmeton MIA. 

Temat kryesore në takimin e Erdoganit me Papën do të jenë marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Vatikanit, si dhe kriza rajonale, statusi i Jerusalemit, gjendja në Siri, problemet me ksenofobinë dhe islamofobinë në botë dhe luftën kundër terrorizmit.

Pas vizitës zyrtare në Vatikan, Erdogani në Romë do të realizojë drekë pune me homologun e tij italian Serxhio Matarela dhe pastaj me kreun e qeverisë italiane, Paolo Xhentiloni.

Kjo është vizita e parë e një presidenti turk në Vatikan pas pothuajse 60 vjetësh. I fundit vizitë të tillë ka realizuar presidenti i tretë turk, Xhelal Bajar, i cili në Vatikan  u takua me Papën Jovani i  Njëzet e dytë në prill të vitit 1960, kur Turqia vendosi marrëdhënie diplomatike me Vatikanin, ndërsa në vitin 1962 e hapi edhe ambasadën e saj në Fronin e Shenjtë.

Turqinë që atëherë e vizituan, disa krerë të Kishës Katolike të Romës –  në vitin 1967 vendin e vizitoi Papa Pali VI, në vitin 1979 Papa Jovan Pali II, në vitin 2006 Papa Benedikti XVI  dhe në vitin 2014 Papa Françesku. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button