Ambasadori i SHBA-së në Athinë për emrin e Maqedonisë: nuk parashikojmë zgjidhje, mbështesim Nimicin

Ekziston mundësi e qartë dhe kjo është porosia nga Nimici, nga Shkupi dhe nga Athina, thotë ambasadori amerikan për televizion grek Antena. I pyetur nëse parashikon mbylljen e çështjes së emrit para Samitit të NATO-s, Pajat për TV “Antena” është përgjigjur se nuk do të jepte asnjë parashikim, por SHBA-ja i mbështet përpjekjet e Nimicit.

“Pika e rëndësishme është se ekziston mundësi e qartë, dhe kjo është porosia që Methju Nimici, mendoj se e theksoi edhe këtu në Athinë edhe në Shkup”, thotë Xhefi Pajat për Antenën.

Ambasadori i SHBA-së në Athinë, njofton korrespondent i MIA-s nga Athina, dje u takua me ministrin e Mbrojtjes, Panos Kamenos dhe zëvendëskryeministrin Janis Dragasakis.

Në takimin me Dragasakis, është biseduar edhe për ekonominë por edhe për çështjen e emrit.

“Dragasakis theksoi se Greqia, si shtyllë e stabilitetit në rajonin më të gjerë, angazhohet për bashkëpunimin ndërballkanik.Theksoi, gjithashtu, se në përpjekjet për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura, të tilla si ajo me kontestin e IRJM-së, në bazë të një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët, do të kontribuohet në shfrytëzimin e një mundësie të rëndësishme për zbatimin e një plani ballkanik për zhvillim të stabilitetit dhe mbindërtimin e qëndrimit të rajonit në tërësi, në Evropë dhe në botë”, njoftojnë nga kabineti i nënkryetarit të qeverisë greke.

Lidhur me takimin e Xhefri Pajat me ministrin e Mbrojtjes të Greqisë dhe kryetarin e Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos, Ministria e Mbrojtjes vetëm shkurtimisht njoftuan se u shkëmbyen mendime për çështje me interes të ndërsjellë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button