SHBA-ja i zgjeron kapacitetet bërthamore në doktrinë të re

Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp kumtoi se do ta vazhdojë politika e armëve bërthamore të paraardhësit të tij Barak Obama, por do të ndërmarrë qëndrim më agresiv ndaj Rusisë.

Në dokumentin të cilin e publikoi thekson se Rusia duhet të bindet se do të ballafaqohet me “çmim të papranueshëm” nëse kanoset madje edhe me sulm të kufizuar bërthamor në Evropë.

“Jemi të brengosur për shkak të rritjes së armatimit bërthamor taktik, SHBA-ja do t’i zgjerojë kapacitetet e veta”, thuhet në doktrinë e re bërthamore.

Fokusimi i Rusisë është në pajtim me ndryshimin e prioriteteve të Pentagonit të cilat lëvizin në luftën kundër ekstremistëve islamik në “garë më të madhe në fuqi” me Moskën dhe Pentagonin.

“Strategjia jonë do të mundësojë që Rusia të kuptojë se çfarëdo përdorimi i armëve bërthamore është i papranueshëm”, thuhet në dokument.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button