Osmani: Procesi i negociatave me Greqinë nuk fshihet nga opinioni

Procesi i negociatave me Greqinë nuk fshihet nga qytetarët, por ende është herët të hapet edhe për opinionin, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në pjesëmarrjen në emisionin debatues të sontëm “Top tema” në televizionin Telma.

“Kam thënë se opinioni është përjashtuar sepse procesi është ende në fazë të embrionit dhe ekspozimi i tepërt në diell mund ta djegë. Ne jemi shumë të kujdesshëm, me siguri Greqia mund të jetë më komode lidhur me çështjen për shkak se megjithatë asaj nuk i varet ardhmëria nga ajo se nëse do të zgjidhet kontesti tani, nesër ose më tej. Ne jemi më të kujdesshëm në këtë pjesë dhe duam që procesi të ketë sukses”, theksoi Osmani.

Aspak, siç tha, nuk kemi tendencë të jo-transparencës  ose fshehje nga opinioni.

“Thjeshtë duhet të kanalizohet ky debat që të mos lihet hapësirë që dikush ta rrëmbejë debatin ose ta çojë në drejtim të padëshiruar. Ndërsa tendenca të atilla ka dhe do të ketë, të  cilët do të dëshirojnë që debatin ta rrëmbejnë për qëllime të tyre që ta pengojnë procesin”, tha Osmani.

Ne, siç shtoi, tani për tani kemi një sërë idesh të cilat nuk janë formuar në propozim konkret.

“Takimi i liderëve ishte me karakter informues dhe liderët e partive të Maqedonisë kërkuan kohë që ta thonë qëndrimin e tyre. Nuk ka fshehje nga opinioni që të mos keqpërdoret debati. Ne kemi vendosur që të jemi të kujdesshëm, për shkak se jemi seriozë që të gjejmë zgjidhje”, shtoi Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button