Kujdes, Bitcoin ka nisur të kërcënohet!

Paqëndrueshmëria e jashtëzakonshme e Bitcoinit dhe kriptovalutave tjera është bërë një kërcënim jo vetëm për sistemin ndërkombëtar financiar, por poashtu për rendin politik. Teknologjia e ‘blockchain’ mbi të cilën bazohen këto kriptovalute premton një metodë pagese më të mirë e më të sigurtë se çdogjë që është provuar më parë, dhe disa besojnë që këto kriptovaluta do të zëvendësojnë valutat elektronike në llogaritë tradicionale bankare, ashtu si transferet elektronike zëvendësuan paratë e letrës, që e pasuan arin dhe argjendin.

Por të tjerët janë me të drejtë dyshues që kjo teknologji e re mund të manipulohet dhe abuzohet. Paraja është pjesë e fabrikës sociale. Për pjesën më të madhe të historisë së civilizimit njerëzor, ka ofruar një bazë për besimin mes njerëzve dhe qeverive, dhe mes individëve nëpërmes këmbimit. Pothuaj gjithnjë ka qenë edhe shprehje e sovranitetit poashtu, dhe valutat private kanë qenë shumë të rralla.

Në rastin e parave metalike, monedhat zakonisht mbanin emblema të identitetit shtetëror, një prej shembujve më të hershëm ishte bufi që simbolizonte qytetin e Athinës. Zakonisht, megjithatë, kishte paksa konfuzion rreth asaj nëse emblemat e monedhave reprezentonin sovranitetin apo hyjninë. Koka e kujt është në atë monedhë? A është e Filipit II të Maqedonisë, apo e Aleksandrit të Madh, ose mos e Herkulit? Më vonë, perandorët romakë do ta shfrytëzonin këtë ambiguitet, duke stampuar monedha me pamësinë e tyre të veten të ‘hyjnisë’. Dhe edhe sot, monedhat britanike mbajnë të stampuara fjalë që e lidhin monarkinë me Zotin.

Në cilindo rast, ka një model të qartë përgjatë historisë: shtetet e këqija prodhojnë para të këqija, dhe paratë e këqija çojnë në shtete të dështuara. Përgjatë periudhave të inflacionit ose hiperinflacionit, devalvimi radikal i valutave do ta shkatërronte bazën e rendit politik. Për shembull, Lufta Tridhjet Vjeçare’ në Evropën Qëndrore gjatë shekullit të shtatëmbëdhjetë ishte e ushqyer në një pjesë të madhe nga dezintegrimi social që ndoqi një periudhë të jostabilitetit financiar.

Ngjashëm, gjatë Revolucionit Francez, spekulacionet me valutat e letrës e shpejtuan konfiskimin e pronës ‘kombëtare’ nga aristokratët dhe kisha e mini legjitimitetin e Jakobinëve. Në shekullin e XX, periudhat e inflaiconit gjatë dhe pas dy luftërave botërore i shkatërruan institucionet politike të Evropës dhe i nxitën flakët e radikalizmit. Në fakt, Vladimir Lenini e mendonte shtypin monetar si “rrugën më të thjeshtë për të shfarosur shpirtin e kapitalizmit” dhe demokracinë borxheze.

Veç të qenit një prej faktorëve kryesorë pas dezintegrimit të shteteve, paraja e keqe ka qenë poashtu një karakteristikë kyqe e konflikteve ndërshtetërore. Për shtetet ndërluftuese, krijimi ose shfrytëzimi i telasheve monetare historikisht ka qenë një rrugë e keqe për t’i shkatërruar oponentët. Edhe në kohë të paqes, disa shtete kanë reaguar ndaj përkeqësimit të relacioneve duke mbjellur para të rreme për të shkaktuar telashe matanë kufijve të tyre.

Shembulli më i mirënjohur i një beteje të tillë monetare është skema e Gjermanisë Naziste për të shtypur banknota të fuqive të Aleatëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këto banknota fallse mundej që natyrshëm të përdoreshin për të blerë resorse të lira ose për të paguar spiunët. Por Gjermania poashtu parashikoi duke përdorur bombardues të rrezeve të gjata që të hidhte këto banknota në Britani. Vetëm imagjinoni demoralizimin dhe kaosin që do të kishte pasuar. Çdokush me një sasi të madhe parash automatikisht do të ishte i dyshuar, dhe besimi publik shpejt do të prishej. Hedhja e parave mund të ishte më shkatërruese se hedhja e bombave.

Paraja manipulohet edhe më lehtë kur internacionalizohet. Në erën moderne, shtetet mashtruese si Korea Veriore rregullisht ka fallsifikuar banknota, veçanërisht ato të Shteteve të Bashkuara. Dhe transferet ndërkufitare elektronike mes bankave shpesh janë bërë për qëllime të këqija dhe kriminale. Deri tash, megjithatë, nuk ka pasur ende ndonjë sulm shkatërrues global jashtë mbretërisë së fantazisë kinematografike.

Natyrisht, ka pasur përpjekje të gjata politike për të minuar apo zëvendësuar dollarin si valutën dominuese globale. Alternativa më joshëse deri tash duket të ketë qenë ari. Teoricienët rus të “Euroazisë” shpesh janë marrë me ikonografinë tradicionale ruse për përdorimin e metaleve të çmueshme. Në vitin 2001, kryeministri i atëhershëm malajzian Mahathir Mohamad u përpoq të na njoftonte me “dinarin e artë” si një përgjigjje ndaj sistemit valutor të bazuar në ShBA. Dhe më 2005, shefi i sigurimit të Al Qaedas, Saif al-Adl, propozoi që të përdorej ari për të rrëzuar dollarin.

Bitcoini duket si një version i arit i shekullit njëzet-e-një, dhe krijuesit e tij e kanë marrë këtë analogji. Është prodhuar – ose ‘gërmuar’ – përmes përpjekjesh. Dhe njësoj si çmimi i arit që dikur e reflektonte nevojën njerëzore për ta ekstraktuar nga toka në vende të largëta, që të krijosh Bitcoinë të rinj nevojitet një sasi e madhe e fuqisë kompiuterike, e udhëhequr nga energjia e lirë në ato zona të largëta të Azisë dhe Islandës.

Por rritja e Bitcoinit reprezenton një ndryshim në mënyrën sesi shoqëria i percepton vlerat fundamentale. Ndërsa valutat metalike paramoderne shërbyen si një bazë për teorinë e vlerës së punës – kur të mirat dhe shërbimet vlejnë sasinë e punës që njeriu bën për to – teknologjia e ‘blockchain’ cakton vlerën në bazë të një kombinimi të fuqisë kompjuterike dhe energjisë së blerë, asnjëra prej të cilave nuk është njerëzore.

Në të njëjtën kohë, kriptovalutat si Bitcoini e kanë bërë të pamundur që të vërehet dallimi mes kriminalitetit shtetëror dhe kriminalitetit të sektorit privat. Korea e Veriut është dyshuar se ka vazhduar përpjekjet e saj për të bërë manipulime monetare duke gërmuar dhe krijuar Bitcoin-ë, që e ka çuar Kinën dhe Korenë e Jugut që të fillonin ndalimin e këmbimeve me Bitcoinë. Platforma të mëdha të kriptovalutave të tilla si Coincheck në Japoni poashtu kanë bërë ndalim të tregtimit me to.

Dhe tashmë e kemi mbërritur pikën ku një shkatërrim i Bitcoinit do të kishte implikime serioze globale. Se sa janë të ekspozuara institucionet financiare nga këto kriptovaluta është e paqartë, dhe ndoshta kjo s’do të merret vesh deri në një katastrofë financiare. Kjo të kujton 2007-n dhe 2008-n.

Ashtu siç askush nuk mund të thotë nëse një raport lajmesh është ‘fake news’, poashtu nuk mundet menjëherë të dallojë validitetin e formave të reja monetare. Derisa një valutë të bëhet autentike nga qeveria, është e pamundur që të besohet plotësisht. Por kjo nuk nënkupton që ajo nuk mund të bëhet një lojë e rrezikshme për naivët, ose një armë për shkatërrim masiv financiar dhe për luftëra politike gjithandej botës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button