Zaev dhe Koxias shprehen optimistë, ndërsa identiteti mbetet vijë e kuqe!

Që kur filloi rrethi i dytë i bisedimeve Maqedoni – Greqi për çështjen e emrit, në deklaratat e përfaqësuesve diplomatikë të Maqedonisë dhe Greqisë u shpreh optimizëm për zgjidhjen e kontestit 25-vjeçar, megjithatë, si në takimin në Greqi edhe atë të djeshëm në Shkup, identiteti dhe pesë propozimet për emrin që vërshuan mediat greke dhe maqedonase për emrin e Maqedonisë mbeten edhe më tej vijë e kuqe, shkruan Portalb.mk.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev për televizionin bullgar “NOVA” tha se deri nga mesi i vitit të gjendet zgjidhje për kontestin 25-vjeçar për emrin me Greqinë dhe në Samitin e NATO-s në qershor të aktivizohet ftesa për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë.

Ai shton se “së bashku me fqinjët jugorë nga Greqia bëjnë çmos që të hapet debat i brendshëm dhe të gjendet zgjidhje e pranueshme për të dy palët”.

Të njëjtën e pret edhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Koxias i cili për gazetën “Rojters” shprehu bindje se në qershor të këtij viti do të zgjidhet çështja e emrit, ngaqë është në interes si të Maqedonisë po ashtu edhe të Greqisë.

“Dëshirojmë ta zgjedhim. Ajo është në interes tonin dhe interes të rajonit, për stabilitet, siguri dhe zhvillim ekonomik”, tha Koxias.

Megjithatë, as Koxias nuk tregoi se nëse nuk ka zgjidhje, cili emër mbetet për Maqedoninë.

“Nëse nuk arrijmë marrëveshje, cili emër mbetet? Në nivel ndërkombëtar do të mbetemi me “Maqedonia”, kështu që s’do të jetë e dobishme, kurse në marrëdhëniet tona bilaterale do të mbetet ish republika e Federatës Jugosllave Maqedonia”, tha Koxias.

Megjithatë ai tha se ne nuk duhet të gënjehemi me lojëra linguistike, ajo çfarë dihet se emri Maqedoni mbetet.

Edhe pas takimeve dhe deklaratave të ndërmjetësuesit dhe politikanëve u lënë pas dore komentet zyrtare për propozimet për emrin për të cilat është shkruar në periudhën e fundit, që të mos dëmtohet procesi.

Nimic vlerësoi se Qeveria e Maqedonisë është tërësisht e kompletuar ta mbajë identitetin, ndërsa Dimitrov porositi se identiteti nuk mund të jetë lëndë e negociatave, sepse nuk është lëndë e vendimit.

Ka, siç theksoi Dimitrov, ide të cilat nuk janë ashtu të këqija dhe disa të cilat nuk janë ashtu të mira dhe krijojnë shqetësim te ne.

Nuk dëshiron të spekulojë për atë çka do të ndodh nëse këto bisedime nuk kanë sukses, sepse mendon se është arritur deri në atë pikë deri te e cila dy palët punojnë në mënyrë të palodhshme për zgjidhje.

Në takim e ndërmjetësit Nimic, me kryeministrin Zaev, është vlerësuar se në këtë fazë të bisedimeve është krijuar moment pozitiv dhe se dy vendet tregojnë se janë të përkushtuar në ndërtimin e mëtutjeshëm të besimit.

Presidenti Ivanov theksoi se Republika e Maqedonisë do të vazhdojë edhe më tej në mënyrë konstruktive të marrë pjesë në proces, me qëllim të gjetjes së zgjidhjes së kontestit të imponuar nga ana e Greqisë, e cila nuk do provokojë në identitetin e popullit të Maqedonisë dhe nuk do ta prishë dinjitetin e qytetarëve të Maqedonisë.

Nga Ali Ahmeti, lider i BDI-së dhe partner koalicioni në Qeveri, Nimic, siç deklaroi, ka marrë këshilla të mirë dhe bindje se do të luajë rol konstruktiv në orvatjet që të gjendet zgjidhje korrekte dhe e urtë. Ahmeti, deklaroi se i jep mbështetje të plotë ndërmjetësit, në misionin e tij për zgjidhjen e kontestit, duke shfaqur shpresë se është e mundur që kjo çështje të ketë epilog.

Edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski para Nimicit ka thënë se vendimi për të cilën negocion Qeveria e Maqedonisë duhet t’iu ruajë interesat shtetërore dhe nacionale dhe të mos e rrezikojë identitetin e maqedonasve.

Në Greqi ndërkaq, paralelisht janë informacionet për vizitën në Maqedoni dhe takimet e Nimicit me kreun shtetëror politik të Maqedonisë, vazhdojnë paralajmërimet për protesta dhe kontraprotesta në Athinë që duhet të bahen këtë fundjavë.

Deri më tani, protesta e paralajmëruar për të dielën në sheshin qendror të Athinës, para Parlamentit grek, publikisht e kanë mbështetur: Kisha Ortodokse Greke, partitë politike Demokracia e Re, Grekët e Pavarur dhe Lidhja e Centralistëve, kompozitori grek Mikis Teodorakis, por edhe Lidhja e komunave të Greqisë. partneri i koalicionit në Qeverinë greke, Panos Kamenos, tha se anëtarët e partisë së tij si qytetarë të lirë do të marrin pjesë në protestë për “Maqedoni” sepse qytetarët e Greqisë i shprehin pozicionet kombëtare dhe u ndihmojnë negociatave”.

Paralelisht me protestën në sheshin “Sintagma”, në largësi prej vetëm 800 metra, anarkistët përgatisin kontraprotesta, gjegjësisht tubim antifashist.

Ndërkohë kryetarja e PASOK-ut dhe lider e Lëvizjes për ndryshim Fofi Genimata, në deklaratë me shkrim të dërguar deri te mediat, pyet çfarë marrëveshje përgatit Qeveria, kur nuk ekzistojnë parakushte politike për konsensus rreth emrit.

Ja çfarë thotë ndërmjetësuesi për emrin e Maqedonisë, Nimic pas vizitës në Shkup (FOTO+VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button