Koreja e Veriut kërkon që SHBA-ja të heq dorë nga stërvitjet e planifikuara ushtarake

Koreja e Veriut i bëri thirrje SHBA-së që t’i anulojë stërvitjet ushtarake në afërsi të Gadishullit korean, të planifikuara pas Lojërave olimpike dimërore në Korenë Jugore.

Sipas ministrit koreanoverior të Punëve të Jashtme Ri Jong-ho, stërvitjet ushtarake do t’i keqësojnë tensionet midis dy koreve dhe në rajonin në tërësi.

Ai ka dërguar letër deri te sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh ku kërkon që Organizata botërore të intervenojë dhe të kryejë presion ndaj SHBA-së që të heq dorë nga stërvitjet ushtarake, sepse në të kundërtën, botës i “kërcënohet luftë bërthamore”.

Pas serisë së provave raketore nga ana e Koresë Veriore, SHBA-ja i ka përforcuar sanksionet ndaj Phenianit dhe u kundërpërgjigjën me patrulla të shpeshta të bartësve të tyre të aeroplanëve në rajon dhe me stërvitje ushtarake me armatën koreanojugore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button