SHBA zgjat “statusin e mbrojtjes” për sirianët

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të zgjasë edhe për 18 muaj statusin e mbrojtjes për rreth 7,000 sirianë, shkruan REL.Një gjë e tillë u mundëson atyre të mbeten në SHBA, derisa lufta civile në vendin e tyre vazhdon.

Sekretarja e Departamentit për Siguri Kombëtare, Kirstjen Nielsen, tha se “pas shqyrtimit me kujdes të kushteve në terren”, konstatoi se është e nevojshme që të zgjatet Statusi i Përkohshëm i Mbrojtjes për Sirinë.

Pa vazhdimin e këtij statusi, i cili do të skadonte në mars, sirianët do të përballeshin me mundësinë e kthimit në Siri.

Lufta civile në Siri ka vrarë mbi 400,000 njerëz, prejse ka nisur në mars të vitit 2011. Konflikti po ashtu ka zhvendosur rreth gjysmën e popullsisë së paraluftës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button