“Ferri” ekologjik në Shkup kapet në flagrancë (VIDEO)

Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor (ISHMJ), ka publikuar incizime në disa lokacione, për të cilat vlerësohet se janë ndër ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Shkup, ku dje është kryer inspektim, njofton Portalb.mk.

Në incizime janë lokacionet Vardarishte – Stacioni ngarkim shkarkim i Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale dhe rrethinës me dy magazina për lëndë sekondare, ura në Lisiçe deri te lumi Vardar. Në një segment shihet edhe intervenimi i zjarrfikësve pasi janë djegur disa mbeturina.

Gjithashtu, në incizime janë kapur edhe disa persona të cilët hedhin mbeturina në njërin lokacion – arrijnë me një furgon, dalin nga makina, gjuajnë mbeturina të rënda dhe duke vrapuar përsëri hyjnë në veturë dhe shpejtë e lëshojnë lokacionin.

Më poshtë mund t’i shihni dy incizimet e plota:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button