Anarkistë grekë paralajmërojnë se “do të derdhet gjak” në protestën në Athinë

“Më 4 shkurt mund të derdhet gjak”, paralajmëroi grupi anarkist grek “Rubikon” në vigjilje të protestës në Athinë për emrin “Maqedoni”, që e organizojnë shoqatat e djathta me mbështetje të disa partive politike dhe kishës.

Në rrjetet sociale anarkistët publikuan se “4 shkurti do të jetë dita e tyre dhe nuk do të kalojë pa viktima” dhe se nuk do të lejojnë të provokohen nga fashistët gjatë tubimit, transmeton Njuz.in.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare Demokracia e Re, Adonis Georgiadhis, në Tuiter vlerësoi se paralajmërimi i anarkistëve është tentativë për frikësim, që të mos ketë njerëz në protestë.

“Nëse të maskuarit nga sheshi Eksahia vijnë të na pengojnë dhe përdorin forcë, përgjegjësinë për këtë do ta ketë kryeministri Aleksis Cipras”, thekson Georgiadhis.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button