FBI-ja kërkon të mos publikohet memorandumi për gjoja keqpërdorimin e shërbimeve të sigurimit

Byroja Federale amerikane e hetimeve (FBI) shprehu rezervë ndaj idesë për publikimin e memorandumit kontrovers që qarkullon në Kongresin e SHBA-së dhe i cili, sipas përfaqësuesve të Partisë republikane, përmban informacione për keqpërdorim të shërbimeve të sigurimit në qëllime politike.

Presidenti amerikan Donald Tramp kërkoi publikim të memorandumit, ndërsa shumica republikane në Komitetin për zbulim në Kongres e miratoi këtë vendim.

Bëhet fjalë për një dokument në katër faqe, përmbajtja e saktë e të cilit ende nuk është publikuar, por sipas spekulimeve nga ana e kongresmenëve që e kanë parë, do ta dridh politike në SHBA.

FBI-ja kumtoi se është e mundur që në dokument të ketë informacione të pakontrolluara ose të pasakta dhe për këtë është më mirë ai të mos shpallet.

Kongremsenët demokratë gjithashtu janë kundër publikimit të dokumentit, që vetëm në mënyrë shtesë i ka nxitur spekulimet dhe i përforcoi kërkesat për publikimin e tij.

Trampi akuzoi se në vitin 2016 fushata e tij parazgjedhore ishte cak i shërbimeve amerikane të sigurimit, të cilët e kanë përgjuar atë dhe të bashkëpunëtorët më të afërt nën pretekstin se zhvillojnë hetim për lidhjet e tyre me Rusinë dhe më pas ato informacione i kanë dorëzuar deri te tabori i kundërkandidates Hilari Klinton.

Zemërimi i Trampit u përforcua pasi u publikuan porosi që i kanë këmbyer oficerët e FBI-së me përmbajtje të hapur të njëanshme politike, duke përfshirë edhe mendime se Byroja duhet të veprojë në rast se Trampi zgjidhet president.

Trampi e shkarkoi drejtorin e FBI-së, Xhejms Komi, ndërsa kohë më parë edhe njeriu i dytë i Byrosë, Endruj Mekejb, dha dorëheqje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button