Në Mianmar zbulohen pesë varreza masive
Në Mianmar janë zbuluar pesë varreza masive deri më tani të panjohura.
Ekzistimi i varrezave është konfirmuar në bisedime me dhjetëra refugjatë në kampet në Bangladesh.
Njëri nga refugjatët, i cili ka gjetur miq të tij në dy varreza, deklaroi se në to ka mbetje të njerëzve nga fshati i tij Gu Dar Pijn, të cilët kanë vdekur gjatë sulmit të armatës.
Qeveria e Mianmarit përgënjeshtron se janë kryer sulme të ngjashme dhe pranoi se ekziston vetëm një varrezë masive me trupa të pajetë të dhjetë personave për të cilët pohon se janë terroristë.