Meta: Do të veproj konform Kushtetutës për marrëveshjen e detit me Greqinë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta deklaroi sot se për çështjen e marrëveshjes së detit me Greqinë do të veprojë konform Kushtetutës.

“Unë jam duke ndjekur me shumë vëmendje dhe kujdes, por jo me nxitim, këtë çështje të rëndësishme dhe si President i Republikës do të veproj konform Kushtetutës dhe kompetencave e përgjegjësive politike, ligjore e publike ndaj kësaj çështjeje”, shprehet Meta.

Marrëdhëniet me Greqinë, sipas tij, janë shumë të rëndësishme dhe trajtimi i tyre me transparencë, gjithëpërfshirje dhe konform Kushtetutës, ligjeve ndërkombëtare dhe interesave reciproke të të dy vendeve do të kontribuonte pozitivisht për një progres të tyre, më të fortë, të qëndrueshëm dhe të dëshiruar nga të gjithë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button