Çështja e emrit Maqedoni – Greqi, gjysma e grekëve kundër termit “Maqedoni”

“Jo” për emrin e përbërë me termin e përfshirë Maqedoni, thonë mbi gjysma e grekëve, respektivisht 59 për qind, tregon hulumtimi i ri i mendimit publik në Greqi.

Në anketën e zbatuar nga agjencia Pulse për televizionin Action 24, për 72 për qind të të anketuarve është i rëndësishëm kontesti për emrin, ndërsa 65 për qind vlerësojnë se janë pozitive protestat për “Maqedoninë”. Besim më të madh grekët e anketuar kanë te kryetari i Demokracisë së Re, Kirjakos Micotakis, sesa te kryeministri aktual Aleksis Cipras, që të udhëheq dhe në mënyrën më të mirë për Greqinë, ta zgjidh çështjen për emrin.

Siç njofton korrespodenti i MIA-s nga Athina, lidhur me termin Maqedoni, 59 për qind janë përgjigjur se nuk pajtohen, 35 për qind thanë se pajtohen. Në pyetjen: “Personalish Ju, a pajtoheni ose nuk pajtoheni me zgjidhjen e kontestit me emrin të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë me emër të përbërë që do ta përmbajë termin “Maqedoni”?, të anketuarit u përgjigjën:

17% sigurisht se pajtohem

18% me siguri pajtohem

19% me siguri nuk pajtohem

40& sigurisht nuk pajtohem

6& nuk di/nuk përgjigjem

Анкета 2

Kundër emrit të përbërë me temrin Maqedoni u prononcuan 46 për qind nga votuesit e SYRIZA-s, 68 për qind të Demokracisë së Re, ndërsa më i lartë është numri i atyre të cilët në zgjedhjet e fundit kanë votuar për Agimin e Artë – 79 për qind. Rezultatet tregojnë se përkrahja për emrin e përbërë është më e vogël se 50 për qind te votuesit e partive politike. Lidhur me moshën e të anketuarve, përqindja e mospranimit është më e lartë te ata të moshës 30-44 vjeçarë, respektivisht 66 për qind kundër termit Maqedoni.

Në pyetjen, sa për Greqinë është me rëndësi çështja për emrin, 72 për qind janë përgjigjur se është me rëndësi (55 shumë me rëndësi, 17 mjaftë me rëndësi), 11 për qind që është me rëndësi mesatare, 11 për qind vlerësojnë se është me rëndësi të vogël ose nuk është aspak me rëndësi, ndërkaq, gjashtë për qind nuk janë përgjigjur. Kontesti mes Maqedonisë dhe Greqisë, sipas hulumtimit , më i rëndësishëm është për votuesit e Agimit të Artë (85 për qind), e pastaj, sipas rezultateve, vijojnë ata që në zgjedhjet e fundit kanë votuar për Demokracinë e Re (82 për qind) dhe të SYRIZA-s në pushtet.

Анкета 3

 

 

Në hulumtimin e zbatuar prej 26 deri 29 janar, për televizionin grek Action 24, nga të anketuarit kërkohet ta vlerësojnë protestën e paradokohshme në Selanik dhe aktivitetet e ngjashme lidhur me Maqedoninë.

Gjashtëdhjetë e pesë për qind e vlerësojnë si sigurisht pozitiv ose me siguri pozitiv, ndërsa vetëm dy në dhjetë (23 për qind) kanë mendim negativ. Përkrahje më të madhe për protestat dhanë ata që janë të moshës mes 30-44 vjeçarë (70 për qind) dhe mbi 60-vjeçarë (68 për qind).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button