Maqedoni, Ambasada e Holandës do të mbështesë mentorimin e grave sipërmarrëse

Rrjeti i mentorëve të Maqedonisë me mbështetje të Ambasadës holandeze në Shkup, e paralajmëron ciklin e ri të mentorëve për gra sipërmarrëse dhe profesionistë që do të zbatohet gjatë vitit dhe i njëjti do të përfshijë pjesëmarrës nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe Holanda.

Qëllimi i projektit është që t’i ndërlidh sipërmarrësit dhe profesionistët nga rajoni përmes programit të krijuar përkatës mentorial, ndërsa në të njëjtën kohë të realizojë ndërlidhje profesionale me biznese dhe profesionistë nga Holandë.

Me këtë program do të kyçen 30 pjesëmarrës nga rajoni si dhe 15 mentorë nga Holanda.

Me këtë qëllim, Rrjeti i mentorëve të Maqedonisë në bashkëpunim me Lidhjen e odave ekonomike të Maqedonisë organizon info sesione në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë.

Informacione për info sesionet, thirrjen dhe aplikimin së bashku me kriteret që duhet të plotësohen, mund të gjenden në linkun vijues:

http://internationalmentoringplatform.org/forum.php#.

Thirrja zgjat deri më 15 shkurt të këtij viti, ndërsa rezultatet do të publikohen më 20 shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button