​Pacolli: Rita Ora do të vijë në 10 vjetorin e pavarësisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Rita Ora do të vijë në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe për këtë, ajo nuk ka pranuar të paguhet.

“Familja Ora (Sahatçiu) meriton një respekt të madh për çdo gjë që kanë bërë për promovimin e Kosovës. Duke edukuar vajzën e tyre në një atdhetare të vërtet. Kam kënaqësinë të konfirmoj ardhjen e yllit tonë botëror Rita Ora me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë. Ajo nuk ka pranuar të paguhet për këtë ngjarje dhe kjo do të thotë shumë për personalitetin e saj”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button