Soçi, vendim për formimin e komitetit kushtetues mbi Sirinë

Në Kongresin e Dialogut Kombëtarë për Sirinë që organizohet në Soçi të Rusisë, në të cilën nuk morrën pjesë opozitarët, është arritur vendimi për formimin e një komitetit kushtetues, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën të cilën palët janë dakorduar dhe në të cilën ka arritur të marrë informacione AA, është theksuar se pjesëmarrësit e kongresit kanë kërkuar përfundimin e konflikteve të vazhdueshme në një kohë të shkurtër.

Më tutje në deklaratën i është bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për riintegrimin e vendit, me këtë arsye është formuar komiteti kushtetues.

Në deklaratë përveç delegacionit të regjimit, u theksua se është vendosur që edhe “komiteti i përbërë nga delegacioni i gjërë opozitar të kontibuojë në vendimin me numër 2254 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për formimin e një drafti të reformës kushtetuese”.

Theksohet se në komitetin kushtetues do të marrin pjesë, regjimi, opozita, ekspertë të Sirisë, të pavarur, liderë të fiseve dhe gratë.

Gjithashtu theksohet se marrëveshja përfundimtare mbi çështjet si kompetencat e komitetit kushtetues, rregullat procedurale, kriteret e zgjedhjes do të bëhen në procesin e Gjenevës e cila është nën mbikqyrjen e OKB-së.

Në fund të deklaratës i është bërë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së që të emërtojë Përfaqësuesin Special për Sirinë si ndihmës në punimet e komitetit kushtetues në Gjenevë.

Kujtojmë se sot, delegacioni i opozitarëve sirianë të cilët janë nisur nga Ankaraja për të marrë pjesë në “Kongresin e Dialogut Kombëtarë për Sirinë” kanë kundërshtuar të hyjnë në vend për shkak të fotografive dhe logot me flamujt e regjimit të vendosura me rastin e kongresit në aeroport dhe në qendrën e kongresit.

Për këtë arsye opozita siriane kishte vendosur të mos marrë pjesë në kongres dhe autorizimin për t’i përfaqësuar në këtë kongres i kishte dhënë Turqisë, ndërkohë ishte bërë e ditur se do të ndiqen nga Turqia punimet për formimin e Komisionit të kushtetutës i cili pritet të shpallet në këtë kongres.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button