Avioni rus has në fluturaken amerikane mbi Detin e Zi

Një avion luftarak rus ka hasur dhe në mënyrë të rrezikshme i është afruar një avioni të Marinës së SHBA-së mbi Detin e Zi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Aeroplani rus Su-27 ka hasur një avion amerikan EP-3 në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi”, tha Pentagoni.

Pentagoni këtë interceptim e ka karakterizuar si skajshmërisht të rrezikshëm pasi avioni i është afruar atij amerikan vetëm 1.5 metra duke iu futur direkt në hapësirë.

Duke theksuar se interceptimi ka zgjatur dy orë e 40 minuta, Pentagoni potencoi se ushtria ruse ka të drejtë të veprojë në hapësirën ajrore ndërkombëtare por se kjo duhet të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë konfirmoi informacionin rreth interceptimit të një avioni amerikan që fluturonte si përcjellje e Marinës së SHBA-së.

Në një deklaratën e Moskës thuhet se përballja u shmang kur avioni amerikan ndryshoi drejtimin e fluturimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button