MPJ e Maqedonisë dërgon vërejtje ndaj asaj greke për çështjen e emrit

Në prag të vizitës së të dërguarit të posaçëm të KB-së, Metju Nimic, me ndërmjetësimin e të cilit zhvillohet procesi i bisedimeve për emrin, theksojmë se shpallja publike e qëndrimeve përfundimtare mund të zvogëlojë hapësirën për bisedime, thonë për MIA-n nga kabineti i shefit të diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

“Nga ana jonë ka vullnet të mirë për zgjidhje të pranueshme reciproke e cila do t’i respektojë interesat, dinjitetin dhe identitetin e dy popujve. Për të arritur deri në zgjidhje do të duhet vullnet i mirë edhe nga ana tjetër”, thonë nga kabineti i Dimitrovit.

Reagimi i MPJ-së së Maqedonisë vjen pas pjesëmarrjes së mbrëmshme të ministrit të Punëve të  Jashtme grek Nikos Koxijas në televizionin shtetëror ERT, ku ai njoftoi se Greqia në shkurt do t’i dorëzojë Maqedonisë  një marrëveshje katër pikash, e cila sipas Athinës duhet të jetë baza për zgjidhjen e çështjes së emri dhe hapjen e rrugës së Maqedonisë drejtë NATO-s dhe BE-së.

http://portalb.mk/499786-ceshtja-e-emrit-nimic-sot-ne-athine-neser-ne-shkup/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button