SHBA-ja sërish e lejoi hyrjen e refugjatëve nga 11 vende me rrezik të lartë

SHBA-ja do të vazhdojë të pranojë refugjatë nga 11 vende, kryesisht nga Lindja e Afërt dhe Afrika, të cilët ishin karakterizuar si rrezik i lartë, por me kontrolle shtesë.

Funksionarët amerikanë bindin se kombësia nuk do të jetë arsye për refuzim, por ata të cilët shprehin dëshirë të hyjnë në vend do të jenë lëndë e kontrolleve shtesë.

Ministria e Sigurisë së Brendshme e përfundoi procesin 90-të ditor të rishqyrtimit të programit për pranimin e refugjatëve në SHBA pas konsultimeve me agjenci dhe shërbime të tjera.

Qëllimi ishte të përjashtohet rreziku nga hyrja në SHBA e personave nga 11 vende të cilat janë kërcënim për sigurinë dhe mirëqenien e vendit.

Ministria nuk e publikoi listën e shteteve, por sipas informatave në mediat amerikane, në të janë Egjipti, Irani, Iraku, Jemeni, Koreja Veriore, Libia, Mali, Siria, Somalia, Sudani dhe Sudani Jugor.

Masat e reja në konferencën për shtyp në qendrën “Vudrou Uillson” i kumtoi ministrja e Sigurisë së Brendshme, Kirsten Nillsen. Ajo deklaroi se ndryshimet kanë për qëllim që vendin më mirë ta mbrojnë nga terroristët, kriminelët dhe vjedhësit.

Nga 25 tetori, kur hyri në fuqi rishqyrtimi 90-të ditësh i programit për pranimin e refugjatëve, nga këto 11 vende në SHBA janë lëshuar  vetëm 46 persona, tregojnë të dhënat e Departamentit të shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button