Zëvendësdrejtori i FBI-së u tërhoq nga funksioni

Zëvendësdrejtori i FBI-së, Endrju Mekejb largohet nga funksioni me procedurë urgjente, lajmëroi NBC.

Largimi i tij në pension po ndodhë disa javë para kohës së parashikuar. Televizioni NBC citon burime të afërta me Mekejb të cilët pohojnë se hapi i tij po ndodhë pas kritikave nga republikanët dhe presidenti i SHBA-së, Donald Tramp për gjoja anshmërinë e tij politike.

Mekejb duhej të pensionohej nga mesi i marsit të këtij viti, ndërsa qëllimin për atë e kumtoi në dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button