Tre vendime për trajtimin e ajrit të ndotur në Prishtinë

Ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka bërë të ditur që në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës kanë marrë tre vendime që lidhen me situatën e ajrit të ndotur.

Ajo tha se ka filluar bashkëpunimi për një plan urgjent për kryeqytetin, ku janë duke shqyrtuar mundësitë e reduktimit të automjeteve që hyjnë në Prishtinë, inspektimi i pikave ndotëse dhe ndalja e përkohshme e shitjes së thëngjillit në Prishtinë.

“Në planin e aktiviteteve të Ministrisë, janë parapa edhe këto masa në bashkëpunim me komunën e Prishtinës ekskluzivisht, mirëpo edhe me komuna tjera” tha Reshitaj në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës.

Reshitaj tha se veçse ka nisur bashkëpunimi i Ministrisë dhe Komunës, ku ne terren janë rreth 55 inspektorë.

Ajo shtoi që ende nuk janë identifikuar ndotësit më të mëdhenj mirëpo këtu hyjnë, përdorimi i thëngjillit të papërpunuar, automjetet dhe termocentralet.

Sa i përket këtij të fundit, Reshitaj tha që problematik është Termocentrali Kosova B.

“Kam kërkuar nga KEK-u informacione të hollësishme për filtrat, Termocentrali Kosova B ka ndërruar sistemin e filtrimit në vitin 1995 ndërsa Kosova A ka bërë këtë ndërrim gjatë vjetëve 2012-2013. Është një projekt në mes të Kosovës dhe BE-se për ndërrimin e filtrave për Kosova B”.

“Jam duke punuar që të krijojë bashkëpunim me shumë institucione dhe po e shoh një fryme bashkëpunimi” deklaroi Reshitaj.

Banorët e Prishtinës të mërkurën protestojnë për ndotjen alarmante të ajrit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button