Afrikë e Jugut, muslimanët luten për të rënë shi

Në qytetin Cape Town të Afrikës së Jugut muslimanët të cilët 3 vite po ballafaqohen me thatësirat, dolën të bëjnë lutje për të rënë shi, raporton Anadolu Agency (AA). Muslimanët e mbledhur në aktivitetin e organizuar nga Këshilli i Dijetarëve Muslimanë (MJC), falën namazin e kërkimit të shiut dhe së bashku lexuan dua për të rënë shi.

Gjatë fjalimit të tij në aktivitet, teologu Ibrahim Gabriels tha se po kalojnë nga një periudhë e jashtëzakonshme dhe se për këtë arsye duhet që në çdo lagje të bëhet dua për të rënë shi dhe se të gjithë duhet të vetëdijësohen dhe të nxisin njëri tjetrin për kursimin e ujit.

– Themelohet Qendra e Operacioneve të Fatkeqësive kundër mungesës së ujit

Në anën tjetër në një njoftim nga Komuna e Cape Town-it thuhet se uji në digat e provincës Western Cape është në pikën e fundit të mbarimit.

Në deklaratë thuhet se parashihet se sasia e ujit në digë më 12 prill do të përfundojë tërësisht dhe se komuna ka themeluar Qendrën e Operacioneve të Fatkeqësive kundër katastrofave të mundshme.

Si rezultat i kësaj qytetarët kanë nisur të mbledhin rezerva të ujit në shtëpitë e tyre. Niveli i mbushjes së digave është në nivelin prej 26 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button